×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga AAK, tregojnë a do e kenë kusht Haradinajn si president, për pjesëmarrje në Qeveri

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Teuta Haxhiu, kandidate për deputete nga AAK thotë se një koalicion i mundshëm me Vetëvendosjen do të diskutohet në organet e partisë pas rezultatit përfundimtar në zgjedhje.

    Në pyetjen se a do ishte kusht i AAK-së për koalicon që Ramush Haradinaj të jetë president, ajo thotë se akoma nuk është biseduar diçka e tillë.

    “Së pari, nuk e dimë ende rezultatin defenitiv dhe pastaj ulen normal institucionet dhe organet e partisë, bisedojnë edhe për këtë çështje të koalicionit. Aktualisht nuk kemi asgjë përderisa nuk janë definitive rezultatet dhe nuk e dimë dhe nuk kam informacion që është bisedu diçka dhe subjektet politike nuk mund të bisedojmë pa e ditë rezultatin përfundimtar“, deklaroi Haxhiu

    Teksa kohë më parë ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj kishte deklaruar për Gazeta Blic se Haradinaj për president do të ishte kusht për pjesëmarrje në Qeveri.
    “E kemi dhënë propozimin tonë për president. Kjo edhe në koalicionet e mundshme paszgjedhore, natyrshëm që kjo do jetë kërkesa jonë, që Ramush Haradinaj të bëhet president i shtetit të Kosovës. Nuk mundemi të paragjykojmë për koalicionet paszgjedhore. Ne po presim për rezultatin pastaj flasim. Për çfarëdo koalicioni të mundshëm me këdo qoftë. Kjo është një çështje që do të negociohet me partnerët e mundshëm”, kishte deklaruar Selmanaj.AAK në bazë të rezultateve preliminare pa numërimin e votave nga diaspora dhe atyre me kusht ka marrur 7.43% të votave.

    Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve në vend ku nga rezultatet preliminare ka fituar 47.85% të votave.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.