×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendi i preferuar ku prishtinasit zgjedhin të kalojnë vikendin

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Parku Nacional i Gërmisë në kryeqytet vazhdon të jetë vend i preferuar i shumë qytetarëve për të kaluar një ditë fundjave.

    Përveç pamjes mahnitëse që ky Gërmia ka gjatë verës, sot qindra qytetarë kanë dal ta shikojnë edhe bukurinë që ia jep kësaj pjese të Prishtinës, borë e cila është pothuajse e shkrirë.

    Megjithë kënaqësitë që t’i jep e gjitha ajo që shihet në Gërmi, se ende ka nevojë për investime në infrastrukturë, pasi aty disa stazë për ecje janë të pa asfaltuara.

    Parku ka një sipërfaqe prej 1126 hektar dhe është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987, që thuhet se e vizitojnë rreth 1 milionë vizitor në vit.

    Mbi 75 % e sipërfaqes së Parkut të Gërmisë është e mbuluar me pyje mjaftë të ruajtura me bashkësi të shpardhit, qarrit, bungut dhe ahut. Një pjesë të rëndësishme të sipërfaqes së mbrojtur e përfshinë edhe zona për rekreacion dhe pushim, në të cilën gjenden livadhe, si dhe infrastruktura e ndërtuar.

    Përveç pishinës e cila ka kushte mjaft të mira, aty janë edhe fusha e futbollit dhe basketbollit. Nuk mungon as këndi i lodrave dhe restorantet e ndryshëm, por gjithashtu është e vendosur edhe një pllakë informues që tregon për hapësirën dhe krejt çka gjendet në këtë park.

    Masivi malor i Gërmisë është mjaftë i pasur si në pikëpamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Nga hulumtimet e deritashme janë të evidencuara 610 lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash duke mos llogaritur taksonet e barërave të këqija, atyre ruderale dhe bimëve tjera të ulta. Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste nën ndikim të alkoolit. “Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Lajme05 Maj 2024
    AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor,...
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.