×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i vdekjeve nga COVID-i në Kosovë akoma i lartë: Afro 30 përbrenda kësaj jave

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    27 persona kanë vdekur nga koronavirusi që nga e hëna deri të shtunën në Kosovë.

    Vetëm përgjatë së premtes, në vend është shënuar numër rekord i jetëve të humbura nga virusi korona. Sipas komunikatës së IKSHPK’së, në Kosovë ditën e premte kanë vdekur dhjetë persona. Mosha më e ulët ishte 46-vjeç,.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në komunikatën e IKSHPK’së.

    Ndërkaq, përgjatë 24-orëshit të fundit janë shënuar tri vdekje, ka bërë të ditur IKSHPK’ja.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në raportin e së shtunës.

    Numri aktiv i rasteve në vend, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetësi, është 6.470.

    Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, 1.571 persona kanë vdekur nën dyshimin se shkaktar kryesor që çoi deri tek fataliteti ishte koronavirusi.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.