×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen afër 17 mijë vota të diasporës, refuzohen rreth 5 mijë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike, skanimi i listës përfundimtare të votuesve, si dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

    Informacione se deri ku ka kanë shkuar procedurat ka dhënë zëdhënësi i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

    Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime janë refuzuar.

    “Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime  i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.

    Ai ka folur edhe për arsyet e refuzimit të këtyre zarfeve.

    “Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka deklaruar Elezi.

    Ndërsa  të hënën do të vendoset nëse do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, pasi aktualisht është duke u bërë auditimi i disa votave, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Ai ka thënë pas marrjes së raportit KQZ-ja do ta shqyrtoj dhe më pas do të vendoset.

    “Ka vendvotime që janë duke ju nënshtuar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, tha Elezi.

    Ai tha se nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare./Front Online/

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...
    Lajme30 Prill 2024
    Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po zhvillojnë sot një tjetër protestë përpara Bashkisë së...
    Lajme30 Prill 2024
    Ka hyrë sot në  fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë, ka treguar...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka marr pjesë në takimin e Rajonit të Evropës të OBD, i kryesuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik. Abdixhiku është takuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë...
    Lajme30 Prill 2024
    Enver Hasani, ish -kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë për Front Online se nuk ka asnjë mundësi që edhe pas antarësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.