×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Paraburgim ndaj një personi për tentim grabitje me armë

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Paraburgim ndaj të pandehurit B.A për grabitje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.A, për grabitje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje

    “I pandehuri B.A: Me datë 26.07.2018, rreth orës 23:20, në një lokal në Pejë, me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që, i maskuar dhe i armatosur hyn në një lokal dhe nën kërcënimin e armës duke shtënë njëherë në drejtim të dyshemesë, iu drejtohet punëtorëve të lokalit, me fjalët “qiti lekët”, ashtu që dëshmitari, nxjerr nga xhepi paratë dhe ia jep të pandehurit, i cili më pas i qetë largohet nga lokali dhe i maskuar e i armatosur hyn në një market në Pejë duke iu drejtuar punëtorëve të marketit me fjalët “mos livrit, qitni lekët”, të cilët ja japin të hollat, e në ndërkohë vëren një konsumator nga i cili kërkon para dhe kur i njëjti deklaron se nuk ka para, i pandehuri shkrep njëherë me revole në drejtim të dyshemesë e më pas largohet nga marketi, por që ndiqet nga policia të cilët ishin lajmëruar nga qytetarët dhe rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes së bashku edhe me gjësende tjera, është gjetur edhe arma e përdorur nga i pandehuri”, thuhet në njoftim.

    Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprat penale grabitje nga neni 329, par. 3, të ish – KPRK-së, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365, par. 1, të ish – KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374, par. 1, të ish – KPRK-së

    Të pandehurit B.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që, gjykata vlerësoi se ekziston baza e dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen dëshmitarët, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë në ndërrimin e deklaratave të dhëna më parë në polici, e me këtë do të ndikojë në zhvillimin e drejtë të procedurës hetimore e në drejtim të shmangies, zbutjes apo përjashtimit të përgjegjësisë penale për veprat për të cilat pandehet. Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe duke e marrë parasysh peshën e veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepër të natyrës së njejtë apo të ngjashme.

    Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

    Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...
    Lajme03 Maj 2024
    Krerët e shtetit në Kosovë po vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian gati një...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë për Front Online se çështja e...
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.