×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Serbëve të Kosovës reagon ndaj Listës Serbe, thonë se kjo parti vjedhi votat në veri

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Partia e Serbëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor më 14 shkurt dhe siç i ka quajtur ajo ‘vjedhjes së paskrupullt’ të votave në mjediset me shumicë serbe.

    Ky subjekt politik, i cili nuk mori pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 14 shkurt, e ka quajtur tradhti faktin që qytetarët serbë kanë votuar për Iniciativën qytetare boshnjake të Adriana Hoxhiqit.

    Po ashtu, kjo parti vlerëson se tashmë me këtë veprim të Listës Serbe, iu ka dhënë e drejta e pamohueshme partive shqiptare që në të ardhmen të kenë listat e preferuara të serbëve dhe ta delegojnë votën shqiptare tek ato lista, në mënyrë që të eliminojnë nga skena politike partitë autentike serbe.

    Reagimi i plotë i Partisë së Serbëve të Kosovës:

    Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura të dielën më 14 shkurt, si dhe të gjitha veprimet e kryera para dhe në ditën e zgjedhjeve, janë konfirmimi më i mirë se vendimi i Partisë së Serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor, është i saktë dhe vetmi që i shkon logjikës.
    Të dielën më 14.02.2021, ne ishim dëshmitarë të një vjedhjeje të paskrupullt të votave dhe inxhinierisë elektorale në mjediset serbe në Kosovë. Pjesëmarrja që ishte më e madhe sesa në Korenë e Veriut apo Bjellorusi konfirmoi këtë herë se vjedhja e votave ishte më e fortë se “Institucionet Demokratike të Kosovës “.Veçanërisht është shqetësuese që në mjediset serbe me mijëra vota i janë dhënë një liste zgjedhore joserbe (Ujedinjena zajednica Adriana Hodžić’). Kjo vjedhje e paskrupullt e kryer nga Lista Serbe dhe anëtarët e saj në komisionet zgjedhore, dhe dhënia e votave serbe një liste boshnjake është tradhtia më e madhe që u është bërë serbëve në Kosovë dhe flet për humbjen totale të ndjenjës dhe moralit në “udhëheqësin” e Listës Serbe.

    Ata të cilët pa asnjë provë i shpallën vazhdimisht tradhtarë të ndjerin Oliver Ivanoviq, Aleksandar Jablanoviqin, Slobodan Petroviqin, Nenad Rashiqin, Rada Trajkoviqin dhe shumë të tjerë, duke pretenduar se këta njerëz do t’i merrnin votat e shqiptarëve, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë dhe askund… Kësaj radhe kryen tradhtinë më të madhe ndaj popullit të ‘tyre’, duke i dhënë vota Adriana Hoxhiqit, e cila gjithashtu fyeu dhe mashtroi të gjithë boshnjakët në Kosovë, duke pranuar një lojë të tillë të Listës Serbe dhe votat e vjedhura serbe, nga të gjitha ato vendvotime, ku kurrë s’ka jetuar ndonjë boshnjak.“Djalli nga shishja doli” dhe partive shqiptare tani iu është dhënë e drejta të kenë “listat e tyre serbe” në zgjedhjet e ardhshme, të cilave do t’ia japin votat shqiptare dhe kështu mundësisht të nxjerrin jashtë skenës politike partitë autentike serbe.Në ditët dhe javët e ardhshme, Partia e Serbëve të Kosovës do të fillojë një aksion politik për të përcaktuar ekzekutuesit e kësaj vjedhjeje zgjedhore në mjediset serbe dhe ne do të kërkojmë një reagim adekuat nga institucionet kompetente ose në fund të fundit, listën e popullsisë së regjistruar në shumicën e mjediseve serbe. Le të përcaktojmë një herë e mirë, pa mashtrime dhe keqkuptime, se sa prej nesh jetojnë këtu me të vërtetë dhe në të njëjtën kohë sa boshnjakë jetojnë në mjediset me shumicë serbe.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta mbrojnë republikën e tyre nga ndikime të jashtme”, duke iu referuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...
    Lajme02 Maj 2024
    Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun,...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.