×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilët janë kandidatët më të votuar të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, arriti të marrë mbi 17% të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

    Sipas burimeve brenda KQZ kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj.

    Listës prej më të votuarve i bashkohet edhe Ardian Kastrati si i aderuar rishtazi në PDK në këto zgjedhje.
    Burime brenda KQZ, kanë thënë se Ardian Kastrati deri më tash  ka siguruar rreth 11 mije vota, pa votat e Prizrenit dhe Podujevës, votave me kusht dhe ato të diasporës që pritet të ketë numër edhe më të madh të votave.

    Në pritje me numër të konsiderueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ janë edhe Xhavit Haliti, Abelard Tahiri, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Gazmend Bytyqi, Isak Shabani etj.

    Këto vota tashmë iu kanë konfirmuar edhe kandidatëve për deputet nga komisionerët. Ditëve në vijim KQZ pritet të numërojë edhe votat me kusht dhe ato nga diaspora ku edhe do të kemi listën e sakt të votave të secilit deputet.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër VV-në për sabotimin e punës së Komisionit Hetimor Parlament për Rezervat...
    Lajme27 Prill 2024
    Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, ka lavdëruar procesin e regjistrimin të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ajo ka...
    Vip27 Prill 2024
    Rihanna shfaqi dekoltenë e saj me një fustan ngjyrë rëre në një event të lançimit të markës së saj Fenty Beauty në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Lajme27 Prill 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për libero ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se...
    Lajme27 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.