×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e plagos më pas arreston 29-vjeçarin që hapi zjarr te Rruga B

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Për incidentin e ndodhur mbrëmë në Rrugën B në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.

    Njoftohet se 29-vjeçari i dyshuar për plagosjen e një kalimtari të rastit është plagosur nga ana e policisë e më pas është arrestuar.

    “Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të  tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personin e dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, njofton policia.

    Të dy të plagosurit janë në gjendje stabile, njofton policia.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë.

    Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal , njëri nga personat e dyshuar  nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka  shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti.

    Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të  tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personi i dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast.

    Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

    Personit të dyshuar,  R. R,  mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit ndërkohë që nga hetuesit  po ndërmerren  të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti.

    Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.