×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Stantërgut demanton aktivistin e VV-së: Nuk është suspenduar asnjë punëtorë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës me flotacion në Stantërg, Nexhat Dedia, ka demantuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza i cili ka thënë se sot nga puna janë suspenduar 12 minatorë të minierës së Stantërgut.

    Dedia, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se minatorët janë në vendin e tyre të punës.

    “Nuk ka ndodhë asgjë, minatorët janë duke punuar, veç ka qenë një keqkuptim i tyre. Në rregull është gjithçka, janë duke punuar nuk ka asgjë në këtë. Nuk është e vërtetë”, ka thënë Dedia, për Front Online.

    Ndërsa, i pyetur se Fejza ka publikuar edhe vendimin në të cilin shihen edhe emrat e punëtorëve dhe se nga e ka siguruar ai këtë vendimin, Dedia thotë se kjo po bëhet për interesa politike.

    Sipas tij, sikurse shteti të ishte në rregull Fejzës duhet t’i kërkohej llogari për këtë.

    “Ku e di unë për çka po i përdorin, a për interesa të veta politike. Në çfarë situate është Trepça mundet me qit kush çka don, nuk është shteti në rregull me thirr atë për çka është qit ai vendim, ka e ka marr këtë të drejtë. Ku e di unë ku e ka marrë”, është shprehur Dedia.

    Pak më parë aktivisti i Vetëvendosjes, Imer Fejza përmes një psotimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se 12 punëtorët janë suspenduar nga puna pasi që sipas tij ky vendim vjen si hakmarrje për shkak të grevës të cilën e kishin mbajtur pesë ditë më parë për të kërkuar pagën e tyre.

    Ai, ka shkruar se Vendimi është marrë nga sot dhe bëhet fjalë për punonjësit Bajram Sadiku, Fehmi Haradini, Adnan Brahimi, Isa Tahiri, Edmond Selimi, Mensur Salihu, Burim Morina, Blerim Salihu, Isa Brahimi, Zaim Ahmeti, Rifat Lushtaku dhe Beqir Peci, të githë punëtorë të minierës së Stantergut.

    https://www.facebook.com/imer.fejza.3/posts/10158471318392545

    Ndërsa, më vonë ka shkruar përsëri se punëtorët janë kthyer në punë dhe se bashkë ia dolën si gjithnjë./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/imer.fejza.3/posts/10158471382052545

     

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.