×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsim Bajrami: Fitorja plebishitare e VV-së erdhi si protestë qytetare ndaj zhgënjimit të popullit

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Ish-deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes më shumë sesa votë për këtë parti ishte shprehje e zhgënjimit të qytetarëve.“Mendoj se këto zgjedhje kanë dhënë dy mesazhe. Mesazhi i parë është mesazhi i zhgënjimit të popullit.

    Fitorja plebishitare e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka ardhur shumë si votë për një parti politike sa ka ardhur si një protestë qytetare e shprehjes së zhgënjimit për mosarritjen e objektivave dhe mosndërtimin e një shteti çfarë e kanë pritur”.“E dyta për shkak të gabimeve që bëhen dhe që janë bërë. Rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohë pandemie ka qenë gabim fatal i të gjitha partive të tjera i cili ka shkaktuar një neveri te qytetarët që asokohe kanë qenë të brengosur me mbijetesën karshi pandemisë. Në kohën kur qytetarët goditen me pandemi botërore ta lësh vendin pa qeveri Kjo ka shkaktuar pezëm i cili është reflektuar. Kjo votë kaq e madhe për një parti politike është një përgjegjësi shumë e madhe”.

    Bajrami, në Klan Kosova, ka folur edhe për sfidat dhe ngecjet që ai mendon se Kosova i ka si 13 vjet.“Tani nëse jemi shumë krenarë për 17 shkurtin e vitit 2008 duhet të jemi më krenarë me gjithçka që kemi bërë deri në vitin 2011 deri kur është përfunduar procesi i pavarësisë së mbikëqyrur. Duhet të jemi kritikë te procesi i shtetndërtimit. Shtetndërtimi është dashur të përfundojë ndoshta në vitin 2013 ose 2014. Kemi bërë gabime, ngecja dhe kthim prapa në proces të shtetndërimit me krizat politike, shkeljet kushtetuese, me moskoncentrimin te përmbyllja e procesit të shtetndërtimit, pra kemi 5 ose 6 vjet të humbura. Në një mënyrë kemi zhgënjyer pak edhe donatorët e pavarësisë me ngadalësinë dhe problemet që kemi krijuar brenda”.

    “Pavarësia dhe shtetndërtimi janë dy procese të kundërta, derisa pavarësia ëshë një moment historik i shprehjes së vullnetit të popullit shtetndërtimi është aftësia e një shteti për të ndërtuar kapacitete shtetformuese. Ne këtu nuk kemi qenë të mirë, sepse pas vitit 2012 jemi vazhdimisht në kriza politike. Asnjë qeveri s’e ka çuar mandatin deri në fund duke treguar paaftësia institucionale dhe shpesh herë jemi kthyer edhe prapa. Kemi tri sfida kryesore për të qenë krenarë me 17 shkurtin: ndërtimi i një shteti ligjor me një zhvillim ekonomik dhe demokraci parlamentare, përfundimi i dialogut me Serbinë dhe relativizimi i efekteve që do t’i prodhojë Gjykata Speciale. Kjo gjeneratë e lidershipit ka për detyrë dhe ia ka borxh këtij populli që t’i përmbyllë këto procese që Kosova të bëhet një shtet anëtar çfarë e ka menduar martirët që kanë rënë për këtë shtet”.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas njoftimit që ka lëshuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta mbrojnë republikën e tyre nga ndikime të jashtme”, duke iu referuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport...
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.