×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti në 2008: Flamuri i Kosovës s’ka të kaluar, s`do ta valvisja kurrë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kishte komentuar flamurin shtetëror të Kosovës, duke e quajtur si flamur që s’ka kurfar të kaluare dhe të njëjtin nuk do ta valviste kurrë.Kurti në korrik të vitit 2008 në një televizion të Shqipërisë kishte thënë se flamuri i Kosovës i ka ngjyrat e flamurit të Bosnjes dhe ngjyra e kaltër e bën flamur të ujit dhe jo të gjakut sikur ai shqiptar.

    “Një flamur përplot histori dhe një flamur i cili s’ka kurfar të kaluare. Është interesant që flamuri i Kosovës u pa për herë të parë në momentin kur u miratua në Kuvendin e Kosovës pikërisht me 17 shkurt kur u shpall pavarësia. Është një flamur i cili i ka ngjyrat e flamurit të Bosnjes, një flamur i cili i përngjan flamurit të Qipros e ka hartën në mes, e cila funksionon si një lloj kompenzimi psikologjik që qytetarët njëmend mendojnë se kështu është Kosova por realiteti në teren është ndryshe, veriu dhe pjesët e tjera mbesin të ndara dhe për më tepër është një flamur i cili jo vetëm i ndryshëm por i kundërt me flamurin shqiptar në kuptimin që ai është flamur i gjakut kurse ky është flamur i ujit e kaltra dhe siç thotë populli ynë gjaku ujë s’bëhet. Tjetra është që këta yje janë të bardhë dhe në këtë mënyrë ngjajnë si yje të natës do të thotë si yje të territ dhe ky flamur nuk është përbrendësuar nga populli në Kosovë, përshkak se flamuri shqiptar ai lidhet me historinë me vuajtjet e përbashkëta me kryengritjet, luftrat dhe si i tillë dominon gjithandej”, kishte thënë fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Kosovë.

    Ai tutje thoshte se flamuri i Kosovës është flamur i konkurseve dhe s’ka histori e të njëjtin nuk do ta valviste asnjëherë.

    “Ky është një flamur i bërë me konkurs pra nuk është flamur i cili është rezultat i një histori i një gjakimi të përbashkët por është flamur burokratik, konjuktural”, kishte thënë ai duke shtuar se nuk do ta tundte atë kurrë.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard...
    Lajme07 Maj 2024
    Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat. Lajmin...
    Front TV07 Maj 2024
    Një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit është zbuluar nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.