×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia do të dërgojë vaksina në Mal të Zi

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Të mërkurën në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat janë dhuratë nga Serbia.

    Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq konfirmoi se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V do të mbërrijnë nga Serbi të mërkurën.

    “Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ajo.

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq njoftoi tha se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, mbi detajet e pranimit të vaksinave.

    Abazoviq i tha gazetës “Vijesti” se “Qeveria e Malit të Zi shpreh mirënjohje të thellë për këtë gjest njerëzor”.

    Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe të gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

    Mali i Zi, i cili renditet i pari në rajon me 1,376 të infektuar me koronavirus për 100,000 banorë, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19./rel

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë solemne në nderim të rënies së Komandatit të UÇK’së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmoreve e...
    Lajme02 Maj 2024
    I është konfiskuar përkohësisht vetura vozitësit në Gjilan i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij...
    Lajme02 Maj 2024
    Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas policisë, një automjet...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra dëshmoi se “lufta për liri ishte e drejtë e jona”....
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.