×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i LDK-së: Familjarë të shumtë kullosën në qeveritë e LDK-së, edhe unë kam qenë argat me i punësu

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Mjaki ka reaguar për zhvillimet e brendshme në partinë e LDK-së.

    Mjaki tha se ai kishte kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës më 28 dhjetor dhe se nuk dëshironte që Vjosa Osmani të largohej nga kjo parti, e që sipas tij tashmë pasojat po dihen.

    Ai tha se gjatë fushatës nuk kërkoi asgjë nga askush, por që shumë prej tyre e gënjyen sa i përket votës në këto zgjedhje.

    Tutje kandidati i LDK-së vazhdoi duke fol për LDK-në e duke theksuar se sot qenkan gëzuar disa që Isa Mustafa dha dorëheqje, por që familjarët e tyre kanë “kullos” në qeveritë e LDK-së.

    “Bile edhe unë ua kam bërë argatin me i punësu e sot paskan ofendu e turpi ju mbuloftë more interes-gji të prishur”, shtoi ai.

    Postimi i plotë:

    Te dashur miq,

    Ju FALEMINDERIT per perkrahjen tuaj,edhe per refuzimin edhe kritikat kur me that mos dil se do denojm LDKnë,do vorrosim ate,do dalesh keq nuk është momenti,është momenti ma i keq me kandidu ,do humbësh keq,do humbesh autoritetin që ke kriju 31 vite pa ja nda, te kandidojn me te djeg ,te kan shkel nje herë,ta kan injoru LDKne ne mergatë etj etj.

    Une nuk degjova askend,as ne familje te ngusht as me te gjërë,nuk pranova me nje here se doja ndryshim para zgjedhjeve,kerkova edhe dorheqejen e Ises me 28 dhjetor,dhe nuk pranova duke prit reflektim,20 ditë per te pranu kandidimin se mendoja që do gjejm kompromis mes perqarësve, nuk dashta që Vjosa te shkonte por e kishte nda mendjen, i dija pasojat e ndarjes,i dija dhe jan publike shkrimet.

    Ishte momenti i sakrifices,momenti i shkrirjes si qiri qe LDKja te mbrohet nga varrmihësit,dhe shakajt edhe pse kishte shume gabime keto vite në menagjim dhe nuk jam pajtu kurrë dhe UNË kam te drejt te kerkoj siq e bera te kerkoj pergjegjesi per dorheqje të kryesis dhe kam kerku publikisht por jo JU që kullotni ne LDK e voten jepni ne VV.

    Miq,gjithë fushaten asnje metalik nuk kerkova bash nga askush edhe pse kishte vullnet, nga askush nuk kerkova vota personale per mua,edhe publikisht kam kerku vot per miqt tjer kandidat nga Vitia e me gjerë por Jo per MUA por per LDKne dhe shumë keni GËNJY marre ju qoft,ju mashtrues që kerkoni sinqeritet nga politikajt jeni me te flliqur se ata. Sot Po ndegjoj që qenkan gezu që Isa dha dorheqje dhe familjaret e tyre kan kullot ne qeverit e LDKse bile edhe une jav kam bë argatin me i punësu e sot paskan ofendu e turpi ju mbuloft more intersgji të prishur. Une nuk jam në LDK per ju o te MJER por se e kam trashegim dhe do e ruaj me fanatizem edhe si ideologji te djathët jo të majt, por edhe si aset kombetar por kam te drejt edhe te kekroj llogari per gabimet e bera. Ju që jeni kah interesi dhe nuk keni qit nje guri per ket vend ju ka ardhe dita edhe tash do kullotni ne qeverin që po vjen se jeni mesu me i ndrru partit se duhet me ngjy.

    As nuk shitem as nuk blehem por do jem luftetar i paqes dhe i se keqes, une kam fytyr e ti ??

    Tani LDKja duhet ta mbaj kuvendin, as ne at kuvend nuk kam qen as per Isen as Sejdiun por per ndryshimin dhe po del që kam pas aresyje,LDKse i duhet nje lider i RI që e don e jo që e shfrytezon,pa klane por me rrespektu voten e jo pazaret. Isa dhe kryesija LDKse u ben me ne fund te pergjegjeshem kur ram per tokë, tani disa nga kryetaret e degeve te LDKse duhet dorheqeje edhe perzerje bile nga zyret.

     

    https://www.facebook.com/ismet.mjaki.1/posts/1163060914112201

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    31 aksidente me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë). Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Sport05 Maj 2024
    “Jashtëtokësor”, këtë epitet lirisht mund t’ia vëmë Lionel Messi. Messi po bën diçka që pak nga futbollistët e tjerë mund ta bëjnë....
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Front TV05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.