×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nuk fiton në asnjë komunë

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës po shënon humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që u mbajtën dje. Nga 98,53% e votave të numëruara deri në orën 10:58 kur KQZ i ka përditësuar rezultatet për herë të fundit, partia më e vjetër në vend numëron vetëm 102 mijë e 786 vota, apo 13,14%.

    Në asnjë komunë të Kosovës, LDK-ja nuk është në vendin e parë dhe as afër vendit të parë. Në Komunën e Gjilanit, që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, LDK shënon njërën nga humbjet më të madhe regjionale. Në këtë komunë, nga të gjitha votat e numëruara, LVV ka marrë 63,24% të votave, ndërsa LDK-ja 16,03%.

    Edhe në bastionin e deritashëm të LDK-së, në Istog, kjo parti po shënon humbje. LVV aktualisht prin edhe në këtë komunë me 43,81% të votave, ndërsa LDK-ja ka marrë vetëm 26,76% të tyre.Humbje e madhe e LDK-së është shënuar edhe në Pejën që udhëhiqet nga një tjetër nënkryetar i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri. LVV në Pejë i ka marrë 49,14% të votave, kundrejt 18,83% të LDK-së.
    Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 47,32% edhe në Lipjanin që udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti. Në këtë komunë, nga 97,34% të votave të numëruara, LDK ka marrë vetëm 20,85% të tyre.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.