×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrich: Njohja e Kosovës nga Serbia, fjalë kyçe e SHBA-ve

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Diplomati austriak Wolfgang Petrich, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën në vitet 1998-99, ka komentuar letrën e  Presidentit amerikan, Joe Biden drejtuar Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë fillimin e komunikimit zyrtar midis Biden, si president i SHBA, dhe Vuçiq.

    ” Biden donte të dërgonte edhe një herë mesazhin me këtë letër se Shtetet e Bashkuara janë me vendet që e kanë njohur tashmë Kosovën”,  ka thënë Petrich në një intervistë për REL në gjuhën serbe.

    Petrich ka thënë se “duhet të respektohet realiteti dhe se fundi i dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, që është një fjalë kyçe, për SHBA do të thotë njohje diplomatike e Kosovës [nga Serbia]”.

    “Ky është një hap më tej në gjuhë krahasuar me fjalorin e përdorur nga BE si ndërmjetës në dialog”, shtoi Petrich, përcjell Telegrafi.

    “Beogradi beson se njohja e Kosovës nuk është pjesë e procesit të normalizimit, ndërsa pozicioni i Shteteve të Bashkuara është i ndryshëm”, shton Petrich.

    “Pyetja kryesore tani është nëse BE, si ndërmjetës në dialog, është e gatshme të bëjë një hap përpara. Kur Kosova të formojë një ekip negociator pas zgjedhjeve duhet të vazhdohet hap pas hapi. Do të jetë një rrugë e gjatë, një maratonë e vërtetë dhe në atë dialog duhet përafruar pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit. Është e vetmja rrugë pragmatike përpara”, tha ish i dërguari i BE.

    Petrich beson se thirrja e Kosovës do të jetë një kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

    “Njohja e Kosovës nuk është një vlerë në vetvete. Do të ketë kuptim vetëm nëse marrëdhëniet ekonomike midis njerëzve të zakonshëm dhe të gjithë të tjerëve vendosen mbi një bazë të re. Sidoqoftë, kjo realisht nuk do të realizohet  në një të ardhmen e parashikueshme. Janë të nevojshme lëvizje, që kanë të bëjnë me përfshirjen e vendeve të Ballkanit në programet evropiane. Në natyrën e BE-së është një proces. Shtetet e Bashkuara theksojnë se janë të përqendruara në veprim, kurse BE në proces. Në fund, të dy qasjet janë të nevojshme, por derisa të shihet një zgjidhje përfundimtare, një qasje hap pas hapi është e nevojshme”, tha Petrich.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.