×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-avokati i Limajt zgjidhet kryeprokuror i GjND-së

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Britaniku Karim Khan është zgjedhur kryeprokuror i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Më parë, gjatë viteve 2014-2017, ai ka shërbyer si avokat i ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, kur ky po gjykohej nga EULEX-i.

    Khan, 50 vjeç, aktualisht ka qenë shef i hetimeve të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës që janë kryer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Irak.

    BBC-ja raporton se suksesi i britanikut në garën e ngushtë për këtë pozitë do të shihet si fitore diplomatike për Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it, transmeton Gazeta Express.

    Khan e mori përkrahjen e 72 nga 123 shtete në rundin e dytë të votimit, ndërsa mandatin 9-vjeçar në pozitën e kryeprokurorit do ta fillojë në qershor të këtij viti. Ai mposhti kandidatë të tjerë nga Irlanda, Italia dhe Spanja.

    Britaniku do të jetë vetëm kryeprokurori i tretë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke qenë pasardhës i prokurores nga Gambia, Fatou Bensouda.

    Në karrierën e tij 27-vjeçare, Khan ka punuar për prokurorinë e Tribunaleve Ndërkombëtare të Krimeve për luftërat në Jugosllavi dhe për gjenocidin në Ruandë.

    Si avokat, ai e ka mbrojtur djalin e diktatorit Muammar Gaddafi të Libisë, Saifd Al Islam.

    Ndër detyrat e para të tij do të jenë që të vendosë se si të merret me hetimet kundërthënëse për krime të luftës në Afganistan dhe për hetimet e mundshme për krimet në territoret palestineze.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm....
    Lajme04 Maj 2024
    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet....
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët, pas reshjeve të shiut. Përmes një postimi në faqen zyrtare,...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.