×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Covid-19 të mos bëhet pengesë për luftën kundër terrorizmit

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Masat e miratuara nga shtetet për frenimin e përhapjes së Covid-19, të tilla si kufizimet në qarkullim, vazhdojnë të komplikojnë veprimtarinë e terroristëve dhe mundësinë që ata të mund të takohen ose të hyjnë në faqet e internetit, por, ekstremistët në zonat e konflikteve kanë ruajtur kapacitetin e tyre mobil dhe operacional.

    Gjithashtu është i lartë rreziku i ekspozimit ndaj propagandës së ekstremizmit islamik dhe nxitjes nga ISIS-i pasi njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe në internet.

    Analiza kundër terrorizmit vjen nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, Vladimir Voronkov, i cili në një takim të Këshillit të Sigurimit për këtë çështje paralajmëroi se “mobilizimi global për t’iu kundërvënë pandemisë Covid-19 nuk duhet të na bëjë të harrojmë kërcënimin e terrorizmit, lufta kundër të cilit mbetet një përparësi”.

    ”Prandaj është thelbësore që shtetet të qëndrojnë të përqendruara dhe të bashkuara për të bërë një front të përbashkët kundër këtij rreziku, pavarësisht prioriteteve në lidhje me Covid 19″, tha ai.

    “Pandemia është sfida më urgjente… që po na lë në një pozitë të pasigurt”, shtoi Michèle Coninsx, zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, që drejton Komitetin Kundër Terrorizmit.

    “Ndërsa vëmendja ndërkombëtare me të drejtë është zhvendosur drejt luftës kundër virusit, duhet të kemi kujdes që të mos rrezikojmë suksesin në të cilin kemi arritur në luftën kundër terrorizmit”, përfundoi Voronkov.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.