×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Sot bëhen gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.

    Kjo sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini është arritur rreth orës 2 pas mesnate.

    “Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, shkroi ajo në Twitter.

    Pas takimit Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

    I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

    Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë mbrojtja civile.

    Ndërkohë, kryeministri i atëhershëm serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

    Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër ka bërë me dije se dy kryeministrat do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Lajme06 Maj 2024
    Për atentantin ndaj Marko Jablanoviqit në Leposaviq, zëvendësministri për Kthim, Radoica Radomiroviq, gishtin e drejton kah Beogradi, por edhe ka Listën Serbe...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...
    Lajme06 Maj 2024
    Valdet Hoxha, avokat, tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit e ka quajtur skenar të mirë menduar të strukturave paramilitare serbe, që, sipas tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.