×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiç me reagim të ashpër, pasi Biden kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, ka reaguar pas dërgimit të letrës së Biden, në të cilin ka kërkuar nga shteti serb njohjen diplomatike të Kosovës.

    Ai ka thënë se “Serbia pritet të njohë pavarësinë e territorit ku serbët janë ekspozuar ndaj diskriminimit sistematik etnik për 20 vjet”.

    Janjiç këto deklarime i ka bërë me anë të ‘Twitter’-it.

    “Dhjetëra mijëra njerëz të dëbuar nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kishat tona (serbe) u dogjën gjatë kohës së” paqes “dhe ku historia dhe e drejta jonë për të ekzistuar janë mohuar …”, spekuloi Janjiç.

    Reagimi i tij vjen pasi presidenti aktual i SHBA’ve, Joe Biden, i dërgoi një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë. Në të ia kërkoi edhe njohjen e Kosovës, si kriter drejt anëtarësimit në BE.

    “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, u thandër tjera në letrën që Biden ia ka dërguar presidentit serb.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Lajme03 Maj 2024
    3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Me...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.