×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Më përpara e qes kokën mbi cung, sesa që e njoh Kosovën

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    “Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ai kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se çfarë u thotë atyre që thanë se Serbia do ta njohë Kosovën, ndërsa shtoi se ai më përpara do ta vendoste “kokën mbi cung” sesa ta nënshkruante ndonjë dokument për njohjen e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

    Vuçiq tha se ai e kishte refuzuar një herë njohjen e Kosovës në Washington, ku ai tha se kishte dy versione të marrëveshjes.

    “Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im, “tha Vuçiq.

    Ai deklaroi se menjëherë e kishte tërhequr delegacionin e tij dhe se ai i kishte thënë delegacionit amerikan se Serbia nuk do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.

    Vuçiq thotë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog nën kujdesin e BE-së, por se do ta respektojë gjithashtu pozicionin e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

    “Unë nuk do ta gënjej popullin, për të thënë se situata është e lehtë dhe unë po e luaj një hero, situata është e vështirë dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Siç ju thashë tri ditë më parë, e shoh, e pres, po shoh se ngushtohet ngadalë, sepse konfliktet e tyre të ndërsjella në botë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ne po paguajmë çmimin për këtë”, përfundoi Vuçiq.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.