×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet vendosje e kamerave në gjithë stacionet policore në Kosovë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Arrestimi i tre zyrtarëve policorë dhe suspendimi i katër të tjerëve pas dyshimeve për rrahjen e një qytetari për një gabim në trafik, ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti të vizitojë sot Drejtorin Rajonale të Gjakovës.

    Mehmeti ka paralajmëruar vendosje të kamerave nëpër të gjithë stacionet policore nëpër të gjithë Kosovën për të rritur transparencën dhe efikasitetin e policisë.

    Derisa ka shpjeguar arsyet e vizitës së tij.

    “Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,

    Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,

    · Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.

    · Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.

    · Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

    Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.

    Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë”, thekson komunikata./Front Online/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.