×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon Konjufcës: Ata që duan të kundërtën le t’i bashkohen Serbisë e Rusisë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla iu është përgjigjur Vetëvendosjes dhe deklaratës së tyre për ambasadën në Izrael.

    Haradinaj ka thënë se njohja nga Izraeli është një arritje e jashtëzakonshme për shtetësinë e Kosovës, pas 3 viteve izolimi e fushate agresive ilegale të Serbisë për çnjohje.

    “ Kjo erdhi falë përkushtimit të administratës Amerikane Trump, dhe përkrahjes së fuqishme tani nga administrata e re Biden/Blinken. Rreshtimi i përhershëm i Republikës së Kosovës me Amerikën, gjithmonë na është shpërblyer me forcim, zhvillim, e konsolidim të shtetësisë sonë brenda dhe jashtë, dhe kjo për qytetarët është fakt i mirënjohur dhe i pakontestueshëm”, ka thënë ajo.

    “Njohja nga Izraeli – ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për të bërë paralele të Kosovës me raste të tjera në botë, për të ushqyer argumentet e shteteve mosnjohëse. Kosova nuk është as Palestinë, as Kataloni, as Nagorno-Karabakh, as Oseti Jugore, por ashtu siç kemi thënë gjithmonë: SUI GENERIS – RAST UNIK. Ky konfirmim, hap horizonte të reja me shtete mos-njohëse në të gjitha kontinentet, për arritjen e njohjes universale dhe etablimit final të RKS në shoqërinë ndërkombëtare, dhe DO TË VAZHDOJMË ME INTENSITET TË SHTUAR PËR ARRITJE TË REJA”, tha ajo.

    “Kosova është vend demokratik! Jemi këtu për garantuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet vend demokratik e jo autoritar, përkundër pangopësisë së disave për të pushtuar krejt pushtetet. Mbetemi këtu për të forcuar e lartësuar shtetin. Ata që duan të kundërtën, le t’i bashkohen Serbisë e Rusisë”, ka thënë Haradinaj.

    Shkrimi i plotë:

    NUK DO T’I LEJOJMË!Njohja nga Izraeli është një arritje e jashtëzakonshme për shtetësinë e Kosovës, pas 3 viteve izolimi e fushate agresive ilegale të Serbisë për çnjohje. Kjo erdhi falë përkushtimit të administratës Amerikane Trump, dhe përkrahjes së fuqishme tani nga administrata e re Biden/Blinken. Rreshtimi i përhershëm i Republikës së Kosovës me Amerikën, gjithmonë na është shpërblyer me forcim, zhvillim, e konsolidim të shtetësisë sonë brenda dhe jashtë, dhe kjo për qytetarët është fakt i mirënjohur dhe i pakontestueshëm.Njohja nga Izraeli – ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për të bërë paralele të Kosovës me raste të tjera në botë, për të ushqyer argumentet e shteteve mosnjohëse. Kosova nuk është as Palestinë, as Kataloni, as Nagorno-Karabakh, as Oseti Jugore, por ashtu siç kemi thënë gjithmonë: SUI GENERIS – RAST UNIK.Ky konfirmim, hap horizonte të reja me shtete mos-njohëse në të gjitha kontinentet, për arritjen e njohjes universale dhe etablimit final të RKS në shoqërinë ndërkombëtare, dhe DO TË VAZHDOJMË ME INTENSITET TË SHTUAR PËR ARRITJE TË REJA.Sa i përket hapjes së Ambasadës në Izrael, Republika e Kosovës nuk ka pasur më parë përfaqësi diplomatike në Tel Aviv dhe nuk bëhet fjalë për zhvendosje nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kosova respekton praktikat dhe ligjet e shtetit pritës gjatë procesit të themelimit të misionit diplomatik, por edhe me krenari rreshtohet pas politikës së jashtme Amerikane.Me këtë, Kosova ka përmbushur pjesët kryesore të zotimeve të Uashingtonit, dhe ka forcuar edhe më tej lidhjen e saj me Amerikën. Veprimet ekspeditive të MPJD-së së Kosovës për të formalizuar njohjen me Izraelin dhe vendosur ambasadën në Jeruzalem para Serbisë, është ndryshim i madh paradigme, që zbardh 2 të vërteta për Serbinë:1. Shpërfaqjen e saj si shtet që NUK u përmbahet marrëveshjeve që nënshkruan (Marrëveshja e Uashingtonit); dhe2. Mos-sinqeritetin e saj për partneritet të ri me Amerikën.Ata që duan ta largojnë Kosovën nga Amerika, duan ta bëjnë Kosovën si Serbia – që nuk i respekton marrëveshjet e zotimet e marra përsipër, dhe shtet që i kundërvihet Amerikës kundër vetvetes. NUK DO T’I LEJOJMË!Ata që po synojnë zhbërjen e vlerës themelore të demokracisë së Kosovës – pluralizmit – përmes zaptimit të të gjitha institucioneve të shtetit, duan që Presidenti edhe Krye-Parlamentari të kontrollohet nga Kryeministri – dhe këtë NUK DO TA LEJOJMË!Ata që na e sollën ‘çnjohjen’ nga Sierra Leone, dhe skandalin me Xhamajkën, tani duan që ta zhbëjnë edhe njohjen nga Izraeli, dhe miqësinë e përhershme e të shenjtë me SHBA. NUK DO T’I LEJOJMË!Kosova është vend demokratik! Jemi këtu për garantuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet vend demokratik e jo autoritar, përkundër pangopësisë së disave për të pushtuar krejt pushtetet. Mbetemi këtu për të forcuar e lartësuar shtetin. Ata që duan të kundërtën, le t’i bashkohen Serbisë e Rusisë!/FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të...
    Lajme08 Shtator 2024
    60 fëmijë me nevoja të veçanta aktualisht vijojnë mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. E sfidë për këtë institucion arsimor është...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e drejtorit të Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha. Limaj ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet në nëntor. “Nëse nuk i...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se Interi është skuadër më kompletuar në garën për titull të kampionit në Serie A....
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...
    Lajme08 Shtator 2024
    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur...
    Lajme08 Shtator 2024
    350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.