×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton kohën e komunikimit me presidentin amerikan Biden

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njëherit kandidat për President të Republikës së Kosovës, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin Debat në RTK. Teksa fliste për shumë procese të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar, , Ramush Haradinaj ka kujtuar edhe një komunikim të veçantë me presidentin aktual amerikan Biden, shumë vjet më parë dhe lavdërimet e Biden ndaj tij, për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit.

    “Kam pas rastin ta njohë atë herët, në vitin 2000 e tutje dhe kemi biseduar shumë për shqiptarët, për situatën tonë dhe jam ndoshta në atë brezin e parë të shqiptarëve që ia kam prezantuar çështjen shqiptare. Kam kaluar orë të tëra diskutimi me të dhe më ka bërë përshtypje sa shpejt e ka përvetësuar në atë kohë situatën e shqiptarëve”, thotë Haradinaj.

    Edhe atëherë, vazhdon tutje, Haradinaj ia ka shpjeguar presidentit Biden se ne nuk jemi antikristian, sepse në Kosovë ka shumicë myslimane por ka edhe katolikë, ortodoksë, etj.

    Ndër tjera, Haradinaj duke kujtuar prapaskenat e këtij komunikimi, thotë se i ka treguar atij që ne nuk kemi agjendë kundër kishave dhe se qëllimi i vetëm i yni është forcimi dhe zhvillimi. “Para trazirave të marsit, shumë kohë më parë më ka dërguar një kërkesë të posaçme që të kem kujdes për manastirin e Deçanit dhe Patriarkalen e Pejës sepse nuk do të ishte diçka e ndershme për shqiptarët të ndodhte diçka e keqe atje”, ka thënë Haradinaj.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.