×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    25 vjet burgim ndaj tre të pandehurve për vrasje të rëndë dhe pjesëmarrje në rrahje

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.SH, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe të pandehurit M.M dhe A.A për shkak të veprës penale të kryer secili veç e veç, pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin D.SH e shpalli fajtor për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, u shqiptoj secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj..

    I pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në

    atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër, kurse i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë (8) herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...
    Lajme08 Shtator 2024
    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur...
    Të tjera
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Lajme08 Shtator 2024
    Nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim. Ilazi tha se sipas saj...
    Lajme08 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna. Për Klankosova.tv...
    Vip08 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo në fotografinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.