×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    19-vjeçari nga Kosova kapet me armë në Tiranë! Në shtatori tentoi të vriste mjekun me thikë në Prishtinë

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    TIRANË- Një 19-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi qarkullonte me armë zjarri.

    I arrestuari është U. A. dhe është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa më pas gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe arma e zjarrit.

    Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

    Ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prishtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë /Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e 19-vjeçarit kosovar që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

    Në lidhje me arrestimin e shtetasit U. A. që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri, ju informojmë se:

    Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

    Ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prishtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

    Sqarojmë se shtetasi U. A., në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

    ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.