×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri thotë se personi që shkaktoi incident në tubimin e Vetëvendosjes ishte i PDK’së

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka hedhur fajin tek Partia Demokratike e Kosovës për incidentin e ndodhur sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e tij.

    Bahtiri, me anë të ‘Facebook’-ut, thotë se, siç e quan ai, mbështetja mbarëpopullore i pengoi atyre që nuk donin ta shihnin atë në pushtet.

    “E kuptueshme, se kjo mbështetje mbarë popullore nuk iu ka pëlqyer atyre që e terrorizuan qytetin deri në ardhjen time si kryetar komune, me ç’rast disa mbetje të tyre përmes një individi tentuan t’ia humbin madhështinë tubimit, por që këtë nuk e arritën e as nuk do ta arritin asnjëherë në Mitrovicë sa të jem unë kryetar komune”, ka deklaruar Bahtiri në ‘Facebook’.

    I njëjti në atë tubim është dëgjuar duke duke e ofenduarpersonin që insistonte t’i parashtronte pyetje Kurtit. I njëjti, më pas, u largua nga mbrojtja e afërt e u.d. të presidentit, Vjosa Osmani nga tubimi.

    Postimi i tij vjen pas ndalimit të vazhdimit të fushatës në Mitrovicë Veriore të kreut të partisë së Bahtirit, Albin Kurtit. Madje, kreu i Komunës së Mitrovicës pati disa fjalë për këtë.

    “Natyrisht që strukturave kriminale serbe atje, nuk iu shkoj për shtati kjo vizitë, por që përveç disa brohorimave nga distanca nuk arritën të bëjnë diçka më shumë”, vlerësoi ai.

    Bahtiri shquhet me polemikat që ka pasur me këtë parti. I pari i Komunës së Mitrovicës pati thënë se “më përpara shkon në tabut sesa me PDK-në”.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing”...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Kandidatët për president nga demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe Donald Trump janë takuar sërish me...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.