×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa përkujton Fadil Feratin: Prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 11 vjetorin e vdekjes, përkujton sot kryetarin shumëvjeçar të Istogut, nënkryetarin e LDK-së, veprimtarin e shquar të Kosovës, Fadil Feratin.

    “Fadil Ferati, prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës, para 11 vitesh u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. Ai ishte intelektual, miku më i mirë i qytetarëve të Istogut, veprimtar i LDK-së dhe Kosovës, lider popullor që në të gjitha garat ai doli fitues sepse ai atëherë kishte lidhur paktin me qytetarët e Istogut; do të ishte i afërt me problemet e tyre të përditshme dhe do të ishte gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare, prandaj fitorja dhe popullariteti i tij nuk ishte i rastësishëm”, është shprehur Mustafa, thuhet nëpërmjet një komunikate për media nga LDK.

    Mustafa është shprehur edhe se vdekja e tij ishte një zbrastirë e pazëvendësueshme.

    “Ndarja nga jeta e tij ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, ndërsa LDK-ja humbi politikanin jo të zakonshëm dhe njërin nga kolosët e saj. Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!”, thuhet mes tjerash në komunikatë./FrontOnline

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.