×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Premtimet e partive politike nuk adresojnë problemet thelbësore të bizneseve

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Komuniteti i biznesit druan se edhe me qeverinë e re që pritet të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit mbështetja për sektorin privat dhe punëtorët nuk do të jetë adekuate.

    Megjithëse, disa prej premtimeve të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë për mbështetje miliardëshe për bizneset, për punësim, rritje pagash e po ashtu edhe rritje të pagës minimale.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se pas vendosjes së masave kufizuese për aktivitetet ekonomike, disa nga bizneset kanë pësuar mjaft dhe mijëra vende pune janë shuar.

    Zeka ka thënë se mosveprimi i duhur nga dy qeveritë e fundit ka prodhuar zhgënjim shumë të lartë.

    “Pritshmëritë e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në të kaluarën nga të dyja qeveritë, të cilat kanë qenë në detyrë ose që kanë qenë përgjegjëse për menaxhimin e ndikimit që pandemia Covid-19 ka pasur, kanë qenë shumë më të larta, në anën tjetër mosveprimi i duhur ka prodhuar zhgënjim shumë të lartë. Ndërsa, qeveria e re që mund të dalë pas zgjedhjeve të shkurtit, natyrisht që të mësojë shumë prej gabimeve dhe lëshimeve të cilat janë bërë nga qeveritë prej muajt mars e tutje, prej kur është shpallur pandemia në nivel nacional, pra ka shumë çka të bëhet. E para është që të bëhet një analizë e thukët për sa i përket ndikimit që pandemia ka pasur nëpër sektorë të ndryshëm. Jo të gjitha ndërmarrjet janë goditur në të njëjtën shkallë që i bie se pastaj edhe përkrahja e shtetit është dashur të jetë proporcionale dhe jo e njëtrajtshme për ndërmarrjet e të gjitha sektorëve. Kjo pasqyrë pastaj do të duhej t’i ndihmonte Qeverisë së re që të përcakton edhe përqindjet e shpërndarjes së ndihmës shtetit për ndërmarrjet ose për punonjësit e goditur. Pa një analizë të tillë kam drojën që sërish përkrahja e shtetit nuk do të jetë adekuate”, thekson Zeka.

    Sipas Zekës, është paradoksale që partitë politike me tubime elektorale po shkelin ligjet të cilat i kanë votuar vetë në Kuvend për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19.

    “Është dëshmia më e mirë se sa të përkushtuara janë partitë politike për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, edhe mënyra se si ato e perceptojnë veten, duke konsideruar veten mbi ligje që ata vet i nxjerrin. Përgjegjësia primare këtu iu takon atyre që janë pjesë e qeverisë qoftë në muajin mars deri në qershor ose prej muajt qershor e tutje, pra e atyre akterëve, hisedarëve që kanë qenë pjesë e koalicioneve qeverisëse që i kanë nxjerrë ato vendime përmes së cilave janë gjobitur shumë qytetarë në vend, dhe shumë biznese, ndërsa ata të njëjtit vet i shkelin ato vendime të cilat ata vetë i kanë nxjerrë. Ky është paradoksi më madh, nuk është diçka e re të cilën ne po e shohim vetëm gjatë masave që i kufizojnë jetën kulturore, edhe grumbullimet e qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik. Është diçka që kemi ven re edhe në të kaluarën, sepse gjithmonë hisedarët politik shihen dhe perceptojnë veten më të rëndësishëm se sa vet shtetin”, thotë ai, për kp.

    Në këtë intervistë, Zeka ka folur edhe për premtimet miliardëshe të partive politike gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

    Zeka ka thënë se pavarësisht këtyre premtimeve bizneset vazhdojnë të mos ndihmohen.

    “Fatkeqësisht pompoziteti i premtimeve elektorale po vazhdon edhe gjatë këtij cikli zgjedhor, por nëse shohim në aspektin historik se çfarë ka ndodhur me këto premtime, atëherë gjasat që pritshmëritë tona të jenë të ulëta edhe kësaj radhe, janë fare mirë të arsyetuara. Partitë premtimet e tyre i shprehin në aspektin numerik apo në aspektin sasior qoftë në numrin e vendeve të punës që ata synojnë t’i krijojnë apo edhe në vlerat monetare të investimeve që ata synojnë t’i realizojnë për gjatë mandatit të tyre. Unë besojë që përtej këtij aspekti sasior, më e rëndësishme është që partitë na tregojnë se çfarë synojnë të arrijnë përgjatë mandatit të tyre si në aspektin e përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, si aspektin e adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor, me fuqinë njerëzore, me trajnimin dhe edukimin tyre, meqenëse këto janë brengat kryesore të bizneseve. E kam drojën që programet e partive politike edhe premtimet e tyre nuk po adresojnë këto që janë probleme thelbësore para se të kalohet te pjesa e investimeve monetare ose numri i vendeve të punës që mund të krijohen”, theksoi Zeka.

    Ai në fund theksoi se bizneseve dhe punonjësve që kanë humbur vendet e tyre të punës duhet t’u ofrohet ndihmë nga qeveria e ardhshme./FrontOnline/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova, tha se Rugova “me urtësinë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë. Banorja e Tiranës, dyshohet se sapo ka...
    Sport07 Shtator 2024
    Njëri prej objektivave të Manchester Cityt ka folur tashmë për të ardhmen e tij duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.