×
  • Kronika
  • Kronika

    Shtatë refugjatë lëndohen nga zjarri që shpërtheu në “Belvedere” në Mitrovicë

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Shtatë persona janë lënduar nga flakët e zjarrit që kanë kapluar sot në mëngjes një pjesë të kampit “Belvedere” në Mitrovicë, që shërben për njësitë speciale operative të policisë së Kosovës, e ku janë strehuar para pak muajsh refugjatë nga shtetet e Lindjes.

    Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar me kohë, ndërsa deri në kohën kur po raportojmë nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nuk pranoi të flasë para kamerës, ka bërë të ditur se sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në kampin ku janë të vendosur disa refugjatë, ka shpërthyer një zjarr me ç’rast janë lënduar disa persona.

    Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet, dhe deri tash nuk dihet shkaku i këtij incidenti.

    Ndërkaq, Nita Mustafa, zëdhënëse e spitalit rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka konfirmuar se në emergjencën e këtij spitali sot janë trajtuar shtatë persona, pesë nga të cilët shtetas të Marokos, ndërsa dy të tjerë shtetas të Libisë.

    Sipas saj, lëndimet që kryesisht ishin nga flakët, kanë qenë të lehta dhe personat në fjalë pas trajtimit janë liruar menjëherë.

    “Sot rreth orës 6:30 në spitalin tonë janë trajtuar gjithsej shtatë persona, shtetas të huaj, përkatësisht marokienë dhe libianë, të cilët kishin plagë të lehta nga flakët e zjarrit. Të gjithë pacientët pas trajtimit dhe në shoqërim të policisë janë liruar në gjendje të mirë”, ka thënë për KosovaPress Mustafa.

    Ndryshe, në kampin Belveder në Mitrovicë, aktualisht ndodhen 41 refugjatë nga Siria, Maroko, Libia, Algjeria, Somalia dhe Palestina.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Kronika06 Maj 2024
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.