×
  • Lajme
  • Lajme

    Administrata e Bidenit mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë të plotë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

    Në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, Departamenti i Shtetit rikujton një deklaratë të mëhershme të presidentit amerikan, Joe Biden.

    “Siç ka thënë presidenti Biden: thelbësore për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohje të ndërsjellë; do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve, si dhe do të fuqizojë institucionet demokratike të tyre. Ajo do të rriste sigurinë dhe prosperitetin e të dyja vendeve, do të avanconte aspiratat e tyre për anëtarësim në BE dhe institucione të tjera shumëpalëshe dhe do të mbështeste qëllimin e qëndrueshëm të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”.

    Departamenti i Shtetit rikujton edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit më 19 janar, para inaugurimit të presidentit Biden, në të cilën ai kishte thënë se “duartroket përpjekjet e administratës së presidentit Trump” për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Presidenti i zgjedhur (Joe Biden), siç e dini, në të kaluarën ka kaluar shumë kohë në ato vende, dhe unë mendoj se ai ndan bindjen se ka gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar që Kosova të lëvizë përpara, gjithashtu me shpresë edhe Serbia”, pati thënë Blinken.

    Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

    Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

    Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

    Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

    Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt./FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka publikuar një shkrim se si Kosova mund të jetë shteti i parë në botë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar Zyra e...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.