×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Kolegji Universum tejkaloi numrin maksimal të regjistrimit të studentëve (Dokument)

    FrontOnline
    20 Shtator 2019

    Numrin maksimal të regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2018/19, e ka tejkaluar edhe Kolegji Universum.

    28 studentë të cilët janë pjesë e numrit të tejkaluar për regjistrim, do të hasin në vështirësi për vërtetimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në vitin 2017 kishte lansuar Sistemin e Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL), përmes të cilit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë, obligohen që të deklarojnë numrin e studentëve të regjistruar për nivelin akademik përkatës.

    Libri Amëz i studentëve të institucioneve të arsimit të lartë, ka për qëllim mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha të dhënave relevante për studentët e regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

    Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC), në Agjencionin e Kosovës për Akreditim(AKA), është organ i cili vendosë për numrin e studentëve në programe studimore, në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ekskluzive, ku shihet se në dy programe, kolegji në fjalë tejkaloi numrin e studentëve sipas sistemit SMIAL.

    Front Online ka kontaktuar me MAShT-in, për ta pyetur se çfarë masash kanë ndërmarrë për t’i ndëshkuar kolegjet që kanë tejkaluar këtë numër të studentëve, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk kemi pranuar përgjigje.

    Tutje redaksia ka pritur për 16 ditë një përgjigje nga kolegji në fjalë, mirëpo Kolegji Universum ka refuzuar të deklarohet rreth numrit të tejkaluar për regjistrim të këtyre studentëve.

    Gjetjet e raportit

    Në programin ‘Biznes dhe menaxhment’, në nivelin Bachelor, sipas AKA-së numri maksimal i studentëve të regjistruar duhet të jetë 400, ndërsa në sistemin SMIAL, numri i studentëve ka arritur në 418.

    Dosja EXCEL e dorëzuar nga kolegji në fjalë tregon shifër tjetër, numri maksimal është tejkaluar për 26 studentë të tjerë, duke regjistruar gjithsej 426.

    Ngjashëm ka ndodhur edhe me programin “Anglisht’ në nivelin Bachelor, ku sipas AKA-së mund të regjistronin 60 studentë, ndërkohë që në sistemin SMIAL janë të regjistruar 62 studentë.

    Mirëpo në dosjen EXCEL të kolegjit, janë të shënuar vetëm 53 studentë.

    Historiku i problemit

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia kishte ndërruar vendin e punës, zyrtares e cila i kishte raportuar ministrit në detyrë, Shyqyri Bytyqi, për parregullsitë dhe shkeljet që janë bërë në procesin e verifikimit të diplomave për studentët e kolegjeve private.

    Kumrije Gagica ka qenë udhëheqëse e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave, ku para tetë muajsh, përmes një email-i drejtuar ministrit Bytyqi, ajo kishte treguar se Librat Amëz të disa kolegjeve private, janë dorëzuar jashtë afateve ligjore që janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Librat Amzë të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

    Ajo madje kishte treguar edhe për rastet kur inspektorë të NARIC-ut, kanë bërë inspektime individuale dhe kanë kërkuar që të vuloseshin diplomat e studentëve që nuk ishin të regjistruar në Librat Amëz.

    Departamenti ‘NARIC’(Qendra Kombëtare për Njohjen e Diplomave) përpos funksionit të nostrifikimit të diplomave që vijnë nga jashtë Kosovës, aktualisht ka funksionin edhe të verifikimit të diplomave vendore, që synojnë të shkojnë jashtë shtetit për vazhdim të studimeve.

    Që nga koha kur ky email është publikuar, mediet në vendin tonë kanë raportuar për qindra raste të studentëve të cilët kanë diplomuar në kolegje të ndryshme, e të cilët nuk po arrijnë t’i vërtetojnë diplomat e tyre.

    Çështjen e mosregjistrimit të studentëve në Libra Amëz, e kishte ngritur edhe ish-kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili kishte treguar se studentëve të paregjistruar në këto libra, nuk do t’u njihet diploma apo studimet.

    Ministria e Arsimit kryesisht vazhdon të heshtë kundrejt pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj problematike. /FrontOnline/

    Kolegji FAMA nuk deklaron numrin e saktë të studentëve të regjistruar (Dokument)

    Kolegji UBT rrezikon diplomat e 1 mijë e 236 studentëve (Dokumente)

    Kolegji “Heimerer” pranoi rreth 300 studentë më shumë, çka do të ndodhë me diplomat e tyre?

    Ekskluzive/Kolegji AAB tejkaloi numrin e regjistrimit të studentëve, Ministria e Arsimit hesht (Dokument)

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.