×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasen sërish fort diplomatët Sadriu dhe Dedaj: Merru me punë të mençura,… (Dokument)

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Prindon Sadriu, bashkëshort i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i cili është pjesë e stafit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shkup, edhe dje ka vazhduar “luftën virtuale” me shefin e tij, Gjergj Dedaj, ambasador në Maqedoninë e Veriut.

    Pas publikimit të komunikimit të tyre një ditë më parë në Front Online, Sadriu i ka dërguar dje sërish e-mail ambasadorit Dedaj. Në ri-komunikimin mes tyre, që po ashtu e posedon Front Online, Sadriu i kërkon Dedajt, siç shkruan ai, sqarim për  shkelje të rëndë, rrjedhje të komunikimeve të brendshme në publik.

    “Nuk i kam faj askujt nëse ndihet në siklet nga kjo papërgjegjësi. Sa i përket punës në Ambasadë, unë merrem maksimalisht me angazhime zyrtare këtu. Përkundër ndrydhjes joligjore që ju i bëni aktivitetit tim në Ambasadë. Unë ende nuk njoftohem nga ju për asnjë zhvillim në Ambasadë”, ka shkruar mes tjerash Sadriu.

    Sadriu Dedajt: I paprecedent, mosprocedimi i akreditimit tim 5 mujor  nga ju

    Sadriu, që si bashkëshort i u.d të presidentes në komunikim me ambasadorin Dedaj i ishte referuar vetes si “Zotëriu i Parë në Detyrë”, ka shtuar se i paprecedent ka qenë edhe mosprocedimi i akreditimit të tij 5 mujor nga ana e Dedajt.

    “Çuditërisht edhe atëherë në kohë fushate zgjedhore. Përndryshe, sa i përket angazhimit tim këtu kam marrë vlerësimet më të larta nga MPJD. Jo vetëm tani, por përgjatë 12 viteve shërbim në Ministri. Por, nëse ju doni ta diskutoni angazhimin tim, atëherë këtë duhet ta bëni përmes takimeve tona, jo përmes e-mailave. Ne nuk jemi larg me hapësirë fizike dhe çështjet mund t’i diskutojmë në person. Unë nuk mbajë kapriço gjatë angazhimeve zyrtare. Jam institucionalist dhe jam i prirur të punojë për vendin, jo për tjerët e as për t’u munduar t’i fyej të tjerët përmes pabesive dhe rrjedhës së informacioneve të brendshme në publik”, ka shkruar Sadriu.

    Dedajt i kundërpërgjigjet Sadriut: Është koha të merresh me punë më të mençur

    Me të njëjtën “kartë” i është kundërpërgjigjur menjëherë edhe ambasadori Dedaj vartësit të tij, Prindon Sadriut.

    “Z. Sadriu është koha po deshe me në fund të merresh me një punë konkrete, më të mençur dhe mos krijo situata fiktive dhe spekulative për të mbuluar mospunën tënde në Ambasadën e RKS-së në Shkup. Kam dëshirë ta kurseni emrin tim nga shpifjet, andaj tendencat e juaja për presione janë thjeshtë alibi për huti dhe për mospunën tuaj në misionin e RKS-së në Shkup. Unë vazhdojë të kërkojë nga ju dhe të gjithë diplomatët e RKS-së në misionin në Shkup, mos përfshirje në fushata partiake elektorale dhe paanësi partiake politike për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Dedaj në e-mailin që e posedon “Front Online”.

    / Front Online/

    “Zotëria i Parë në detyrë” i shkruan Haradinajt: Krimet Kibernetike ta zbulojnë rrjedhën e informatave

    Burri i Vjosa Osmanit shpik një funksion të ri zyrtar- “Zotëria i Parë në Detyrë” (Dokument)

    Gjergj Dedaj akuzon bashkëshortin e Osmanit: Është i përfshirë në proces elektoral, të premten nuk shkon në punë (Dokument)

    Sadriu akuzon Dedajn: Nuk po e shpërndani punën e Presidentes në Maqedoninë e Veriut

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.