×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjergj Dedaj akuzon bashkëshortin e Osmanit: Është i përfshirë në proces elektoral, të premten nuk shkon në punë (Dokument)

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj,  i ka dërguar një e-mail zyrtar Prindon Sadriut, bashkëshortit të ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, i cili është pjesë e stafit diplomatik në këtë Ambasadë, të cilit i kërkon që ta respektojë urdhëresën e MPJD-së për paanësi në procesin elektoral për zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të datës 14 shkurt 2021.

    Sipas disa komunikimeve elektronike mes Dedajt dhe Sadriut të datës 25 janar 2021, të cilat i posedon portali “Front Online”, ambasadori i Kosovës në Shkup shkruan se Sadriu është i përfshirë drejtëpërdrejt në këtë proces elektoral.

    “Në bazë të të dhënave dhe fakteve, ju z. Sadriu jeni të përfshirë drejtëpërdrejt në këtë proces elektoral, duke cenuar paanësinë dhe neutralitetin e stafit diplomatik për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Kosovës. Edhe ju si diplomat duhet ta respektoni paanësinë”, shkruan mes tjerash Dedaj.

    Madje në një letër dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dedaj shkruan se Sadriu asnjë të premte nuk paraqitet në vendin e tij të punës në Ambasadën e Kosovës në Shkup, siç thotë, me “arsyetime të pabaza ose duke mos informuar për mosardhjen e tij.

    Përndryshe, bashkëshortja e Sadriut, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është pjesë e listës zgjedhore bashkë me Lëvizjen “Vetëvendosje”, ku e mbanë numrin 2 në listë, pas Albin Kurtit.

    Portali “Front Online” në lidhje me këto e-maila ka bërë përpjekje t’i kontaktojë nëpërmjet telefonit zyrtar Sadriun dhe Dedajn, por, kontakti me ta ka qenë i pamundur.

     

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj intersanat për bisedat që ka pasur me Kryeminstrin e Kosovës, Albin...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.