×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Po flet për hava’, përplasje mes Kastratit të PDK’së e Bislimit të LDK’së

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Kandidati për deputet i PDK-së, Ardian Kastrati dhe kandidati për deputet i LDK-së, Faton Bislimi janë përplasur mes vete gjatë një debati televiziv.

    Debati është nxehur kur Bislimi i ka thënë Kastratit se PDK-ja në fushata zgjedhore “gjithmonë ka qenë gjymerte”.

    “E gjymerte ka qenë në fushata PDK-ja duke premtuar miliona dhe vende pune. Të gjitha do të ishin të mirëseardhura nëse do të dihet nga do të vinin burimet financiare”, ka thënë Bislimi në një debat televiziv në RTK.

    Kjo deklaratë e ka nxitur Kastratin, duke i thënë se po “flet për hava”.

    “Me fol për java si ju të LDK-së është kollaj, unë flas me shifra konkrete se ka do të vijnë këto para. Janë studime nga ekspertët. Po flas me shifra konkrete, kur ne kemi ardh si PDK në pushtet në vitin 2007, një invalid i ka marrë vetëm 135 euro, derisa tash i merr 448 euro. Fillimisht kemi bërë rritje 259 euro, më pas 358 e në fund 448 euro. Buxhetin e kemi rrit për 350 për qind”, ka thënë Kastrati.

    “I keni rrasë hundët edhe në AKI. Për tre sekonda ta demantova atë që e the. Asnjë centë nuk keni rritë paga që kur keni ardh në pushtet në vitin 2014. E keni bërë Prishtinën si Kandahar e Afganistan”, ka thënë tutje Kastrati.

    Në ndërhyrjen e tij, Bislimi ka thënë se kur ka qeverisur LDK-ja buxhetin e ka pasur minimal.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se ëhstë rrahur nga dy persona. Në raportin e policisë bëhet e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit. Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë...
    Kronika01 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë....
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në...
    Lajme01 Maj 2024
    “Të drejtat e punëtorëve janë anashkaluar dhe po anashkalohen, këtë e dinë vetë punëtorët po edhe ne si BSPK, e këtë e...
    Lajme01 Maj 2024
    Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh...
    Vip01 Maj 2024
    Ditën e djeshme çifti Luiz dhe Kiara morën dhuratën më të bukur në botë. Vajza e tyre, Luna, erdhi në jetë dhe...
    Lajme01 Maj 2024
    Ka ndërruar jetë para dy ditësh në gjermani tragjikisht mërgimtari nga Vushtrria, Ardian Latifi. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë njoftuar...
    Sport01 Maj 2024
    Harry Kane e ka vendosur një rekord të ri, i cili i përfshin futbollistët anglezë, në histori të Ligës së Kampionëve. Me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.