×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden dhe Putin zhvillojnë bisedën e parë telefonike

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Joe Biden, ka zhvilluar  bisedën e parë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas marrjes së postit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se gjatë bisedës, Biden ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet ruse, përfshirë trajtimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

    Biden gjithashtu tha se Washingtoni mbështet fuqishëm sovranitetin e Ukrainës, përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

    Kremlini konfirmoi telefonatën përmes një deklarate në faqen e internetit duke thënë se Putini e uroi Bidenin për marrjen e detyrës dhe se të dy liderët “shprehën kënaqësi” në lidhje me shkëmbimin e notave diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mbi zgjatjen e Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike “New START”, raporton CNN.

    Aleksei Navalny është burgosur fundjavën e kaluar pasi ka arritur në Moskë nga Gjermania. Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok.

    Ai e ka fajësuar presidentin rus, Putin për helmimin.

    Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, dhe separatistët e mbështetur nga Moska filluan një kryengritje në Donbas, në Ukrainën lindore.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.