×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS angazhon rreth 400 punëtorë në zonat e afektuara nga moti i ligë

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës në vend janë duke bërë që në disa zona të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

    KEDS ka angazhuar rreth 400 punëtorë të terrenit për të sanuar dëmet që po shkaktohen në rrjet si pasojë e faktorëve atmosferik.

    Zonat më të afektuara aktualisht janë: Distrikti i Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Prishtina.

    “Ekipet e KEDS janë duke punuar pandërprerë që nga orët e vona të ditës së djeshme në mënyrë që sa më parë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike. Mirëpo, kushtet atmosferike janë duke e vështirësuar tej mase intervenimin, pasi që në shumë zona ekipet nuk po mund të depërtojnë me makineritë e rënda, për shkak se terreni është i pakalueshëm nga reshjet. Kësisoj, ata po detyrohen që rregullimin e prishjeve ta bëjnë duke bartur fizikisht të gjithë materialin e nevojshëm” thuhet në kumtesën e KEDS-it.

    KEDS fton të gjithë konsumatorët e zonave të afektuara që në rast se shohin avari në rrjet, assesi të mos i afrohen, por të thërrasin menjëherë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka publikuar një shkrim se si Kosova mund të jetë shteti i parë në botë...
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e...
    Lajme04 Maj 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se fokusi tani duhet të jetë në progresin në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.