×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala i reagon Tahirit: PDK ka harruar se kush ishin, NISMA krenare për të kaluarën

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Ish shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëheresh anëtar kryesie i Nismës Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratave të Abelard Tahirit për mos krijimin e koaliconit PDK-NISMA.

    Ai shkruan se fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e clirimtarëve.

    “Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Shala në “Facebook”.

    Më tutje, ai ka thënë se ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq.

    “E kanë humbur rrugën. Kanë harruar se kush ishin. Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona”, thuhet në postimin e Shalës.

    Postimi i plotë i Shalës:

    Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e ÇLIRIMTARËVE. Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë. Ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë HARRUAR se kush ishin. Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.