×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV dërgon ankesë në PZAP për moscertifikimin e listës nga KQZ-ja

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar kanë dorëzuar ankesën për moscertifikim të listës së tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Kujtojmë se lista e Vetëvendosjes për deputetë nuk u certifikua nga KQZ’ja mbrëmë dhe fajin për këtë kjo parti ia la kryetarës së KQZ’së. Gjë të cilën e bëri edhe në këtë shkrim.

    Vetëvendosje shprehen të bindur se Vetëvendosje do të certifikohet lista e plotë bashkë me kryetarin e Albin Kurtin.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të VV’së:

    Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë. “Dardanët” triumfuan me shifrat prej...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.