×
  • Lajme
  • Lajme

    “Integriteti i KQZ’së”, pika me anë të së cilës Kushtetuta ia mundëson Osmanit ta shkarkojë Dakën

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përmendur integritetin e KQZ’së, teksa i ka tërhequr vërejtje kryetares së kësaj komisioni, Valdete Dakës, për atë që Osmani e quajti “shtyrje përpara të agjendave partiake” pas mos-certifikimit të subjekteve të caktuara politike.

    Ndonëse pjesë e procesit zgjedhor, Osmani si ushtruese e detyrës së një ndër funksioneve më të rëndësishme shtetërore e gëzon të drejtën e shkarkimit të kryesueses së KQZ’së, shkruan Gazeta Express.

    Një gjë e tillë i mundësohet me anë të Nenit 61.5 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat kur: d) Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”.

    Tërheqja e vërejtjes së Osmanit, me anë të një video-mesazhi, erdhi një ditë pas mos-certifikimit të listës së subjektit politik në të cilën ajo garon, atë të Vetëvendosjes.

    Ushtruesja e detyrës së të parit të vendit ka thënë, ndër të tjera, se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

    “I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka deklaruar ajo.

    Periudha e ankesave nga partitë që nuk ju certifikuan listat është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

    Institucionet ku subjektet politike mund të adresohen janë PZAP’ja dhe Gjykata Supreme.

    Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt, në KQZ kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    shtë paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Lajme05 Maj 2024
    Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve. Nga 600...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.