×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjithçka që ndodhi në mbledhjen e djeshme të KQZ’së

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje mbajti mbledhje maratonike shtatëorëshe në të cilën temë e nxehtë diskutimi ishte certifikimi i listave të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Shkak i krejt muhabeteve të ashpra ishte rekomandimi i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike që përkrahte certifikimin e të gjithë kandidatëve përfshirë këtu edhe ata që janë dënuar në tre vjetët e fundit.

    Kjo u përkrah nga Vetëvendosja, AAK-ja dhe NISMA, por u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, si dhe kryesuesja Valdete Daka.

    Në fund të mbledhjes së gjatë, Nisma, që ka në listë persona të dënuar, nuk u certifikua as si parti e as si listë.

    Njësoj ndodhi edhe me listën e Vetëvendosjes që i prin Albin Kurti me një dënim të shqiptuar në tri vjetët e fundit. Fat të njëjtë pati edhe AAK-ja.

    Nga partitë e mëdha dritë të gjelbër morën listat e PDK-së e LDK-së.

    Në Vetëvendosje konsiderojnë se gjithë kjo u bë për ta ndaluar Kurtin dhe të tjerët të jenë në garë zgjedhore. Ndërsa padrejtësi e konsiderojnë edhe në Nisma e AAK që paralajmërojnë veprime të mëtejme ligjore.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

    Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ai i AAK-së, Ibrahim Selmanaj si dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Eshref Vishi thanë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në PZAP, por edhe në Gjykatën Supreme.

    Rekomandimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është bazuar në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, në dhjetor të vitit 2020, ku është thënë se sipas Ligjit për zgjedhje, asnjë person që ka dënim të plotfuqishëm në tre vjetët e fundit, nuk mund të kandidojë për zgjedhje të përgjithshme.

    Sipas planit operativ të KQZ-së, gjithë procesi i certifikimit duhet të përfundojë më 31 janar.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund...
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.