×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE miraton përdorimin e testeve të shpejta antigjenike

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Shtetet anëtare të BE-së miratuan sot me unanimitet një rekomandim të Këshillit Europian për të vendosur një kuadër të përbashkët për përdorimin e testeve antigjenike të shpejta dhe njohjen e përbashkët të rezultateve të testeve COVID-19 në të gjithë Bashkimin Europian.

    Bëhet fjalë për një mjet qendror për të ndihmuar në zbutjen e përhapjes së virusit dhe për të kontribuar për mirëfunksionimin e tregut të brendshëm.

    Rekomandimi i Këshillit i referuar ishte dakorduar përmes një procedure të shkruar dhe jo i lidhur me videokonferencën e liderëve të BE-së. Kjo është raportuar nga burime të mirëinformuara në Bruksel.

    “Ne mbështesim propozimet gjermane për kontrolle kufitare më strikte dhe kërkesat për teste për të shmangur variantet e virusit”, shkruan në Twitter kancelari austriak, Sebastian Kurz ndërkohë që videokonferenca e drejtuesve europianë po zhvillohet, raporton ATSh.

    “Ne po punojmë me vendet e tjera të BE-së për një miratim më të shpejtë dhe më pak burokratik të AstraZeneca dhe vaksinave të tjera”, shtoi Kurz duke theksuar se AstraZeneca mund të furnizojë Austrinë me dy milionë doza vaksinash në tremujorin e parë, gjë që do të përmirësonte në mënyrë të konsiderueshme fushatën e vaksinimit.

    “Diskutime të rëndësishme me drejtuesit e BE-së mbi etapat e ardhshme për të luftuar kundër pandemisë”, theksoi në Twitter presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Sport03 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.