×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar Qeverinë Hoti ka shkaktuar paqëndrueshmëri në vend.

    Kështu ka vlerësuar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke folur për këtë vendim dhe shpalljen e pavlefshme të votës së ish deputetit Etem Arifi.

    Von Cramon ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 shkurtit pret që të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesve.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, pavarësisht asaj se a është vendimi në vetvete  i mirë apo i keq politikisht për ndonjë nga partitë. Sigurisht, kjo shkakton edhe më shumë paqëndrueshmëri, por çështja është tani se çfarë vjen më pas, për fat të keq, nuk është e qartë nëse paqëndrueshmëria e kahershme mund të zgjidhet”, ka thënë ajo për KlanKosova.

    Von Cramon ka thënë se shpreson që pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje të jetë e lartë.

    “Këto janë kohëra të jashtëzakonshme. Do të jetë sigurisht shumë e vështirë të organizohen zgjedhje në mes të pandemisë dhe fatkeqësisht tani nuk do të ketë asnjë mision të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE. Shpresoj që edhe në këto rrethana do të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe shpresoj që zgjedhjet të jenë në një mjedis të drejtë dhe të lirë, pa frikësim të votuesve ose ndonjë problem tjetër. Sigurisht që nuk ndihmon. Por nuk ka të bëjë vetëm me integrimin evropian. Bëhet fjalë për mënyrën e qeverisjes së Kosovës, pavarësisht se çfarë thotë BE-ja. Kosova duhet të reformohet në një numër fushash, ka probleme serioze dhe i duhet një qeveri e qëndrueshme për të zhvilluar programe, për të dërguar ligje në një Kuvend funksional, dhe pastaj duhet t’i implementojnë ato reforma”, theksoi ajo./FrontOnline/

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.