×
  • Lajme
  • Lajme

    Certifikimi i kandidatëve për deputetë, flasin nga zyra e BE-së

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Zyra e BE-së në Kosovë thotë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Zëdhënësja e Përfaqësuesit Special të BE’së në Kosovë, Dinka Zhivalj tha se certifikimi i kandidatëve për deputetë është procedurë e përcaktuar me ligj dhe për të ka mundësi ankese.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thotë që procedura e certifikimit të kandidatëve për deputetë është e parashikuar me ligj.

    Zëdhënësja e Zyrës së BE’së dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evopian në Kosovë, Dinka Zhivalj tha për Express se institucionet e pavarura si KQZ’ja duhet të kenë mundësinë që të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

    “Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende duke vazhduar. Këto procedura janë të përcaktuara nga ligji dhe e përfshijnë mundësinë për t’u ankuar. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse juridike të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, tha Zhivalj.

    Zhivalj tutje u shpreh se Bashkimi Evropian pret që institucionet e Kosovës të mbajnë zgjedhje në përputhje me standardet evropiane.

    “Ne presim që institucionet e Kosovës ta sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të mbajtura në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha ajo.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka verifikuar listën me 1081 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit

    Kjo listë i është dorëzuar Komisionit Qendror Zgjedhor dhe sipas KQZ’së, 47 kandidatë janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

    Njëri nga kandidatët për deputë që është shpallur fajtor për vepër penale me vendim të prerë të Gjykatës është edhe kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti.

    Por moscertifikimin e Kurtit për të kandiduar për deputet po e kundërshtojnë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Glauk Konjufca mbrëmë në një intervistë në RTV Dukagjini ka deklaruar se brenda KQZ’së një person me emrin Valdete Daka është kundër Albin Kurtit.

    “Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne (KQZ), po dojne eleminim politik”, ka deklaruar Konjufca.

    Ndërkaq sot, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka mbajtur një konferencë për media ku i është kundërpërgjigjur anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili dje tha se Daka po dëshiron ta eliminojë politikisht Albin Kurtin.

    “Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua, një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike. Pavarësisht kësaj, unë jam krenare që drejtoj një institucion si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka një staf profesional, puna e të cilëve vlerësohet lart në raportet e organizatave ndërkombëtare. Kjo është forca më e madhe që kam dhe që u dalë të gjithëve ballëhapur”, tha Daka.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.