×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli merr vendim për rastin e Shukri Bujës

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Gjykata e Apelit ka marrë vendim për rastin e ish-kryetarit të Lipjani, Shukri Bujës, i cili ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në shtator të vitit të kaluar.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se aktgjykimi i Themelores është ndryshuar dhe se Bujës i është shqiptuar si dënim plotësues ndalimi i të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej dy viteve.

    Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim.

    “I akuzuari Sh.B. është gjetur fajtor vetëm për një vepër penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), pika.1.4 e aktgjykimit, për çka Gjykata e Apelit e ka dënuar më burgim në kohëzgjatje prej 1( një) viti, dhe dënim plotësues ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Gjykata e Apelit e Kosovë ka vendosur  lidhur më ankesat në rastin e të akuzuarit Sh.B. etj. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 18.09.2020, është ndryshuar. I akuzuari Sh.B. është gjetur fajtor vetëm për një vepër penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), pika.1.4 e aktgjykimit, për çka Gjykata e Apelit e ka dënuar më burgim në kohëzgjatje prej 1( një) viti, dhe dënim plotësues ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Dënimi plotësues do të fillon të ekzekutohet pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me burgim.

    Për veprat penale nga pikat I, I.1, I.2, I.3, I.4 dhe III të pjesës dënuese ndaj të akuzuarve Sh.B. , H.G. dhe B.R. lidhur me veprën penale nga pika I e pjesës liruese ndaj të akuzuarës M.S., aktakuza është refuzuar, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit të ndjekjes penale. Ndërsa pjesa që ka të bëjë më pikën II të pjesës dënuese (Pika II.4 e aktakuzës), ndaj të akuzuarve H.V. dhe E.R., aktgjykimi është prishur dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.  Në çështjet tjera aktgjykimi ka ngelur i pa ndryshuar./FrontOnline

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.