Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj para dy ditëve ka thënë se nëse Evropa vazhdon të injorojë Kosovën si shtet dhe kërkesat e kosovarëve, atëherë në vitin 2025 mund të jetë i mundshëm referendumi për bashkimin me Shqipërinë.
Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në Serbi. Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka reaguar duke e quajtur Haradinajn si person të rrezikshëm.
Reagim akoma më të ashpër ka pasur Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj, meriton përçmim dhe dënim.
Ai nuk është ndalur me kaq derisa e ka quajtur Haradinajn edhe kriminel lufte.
“Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të përçmohen, por krimineli i luftës Ramush Haradinaj meriton edhe përbuzje edhe dënim”, ka thënë ndër të tjera Vulin, transmeton Reporteri.
Vulin po ashtu ka kërkuar nga Evropa të reagojë duke u shprehur se meqë Evropa hesht për deklarata të tilla, duhet të heshtë edhe kur serbët duhet të jetojnë në të njëjtin vend.