×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënime deri në 50 mijë euro për partitë që shkelin rregullat gjatë fushatës

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend do të filloj më 2 shkurt 2021 dhe do të zgjasë 10 ditë, deri më 12 shkurt, raporton Front Online.

    Por jo rrallëherë partitë kanë shkelur rregullat për fushatë dhe janë dënuar nga Paneli Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me gjoba.

    Mulë Desku nga PZAP-ja për Front Online ka thënë se gjoba më e lartë që mund t’u shqiptohet është deri në 50 mijë euro.

    “Ne bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – LZP nenit 120. Paragrafi 1 pika c) PZAP-i mund të vendosë një gjobë ndaj një subjekti politik në vlerë deri në pesëdhjetëmijë (50,000) Euro. Shqiptimi i gjobave nga PZAP-i parashihet edhe me Rregullën Nr. 01/2012, Për Kategorizimin e Sanksioneve dhe Gjobave të PZAP-it, nenit 5 paragrafi 2”, ka thënë Desku për Front Online.

    “Neni 33 i LZP-së parasheh se cilat veprime janë te ndaluara gjatë bërjes së fushatës zgjedhore nga ana a e subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve te subjekteve politike”, ka thënë Desku.

    Por partitë e edhe vet kandidatët për deputet kanë filluar tanimë daljet në terren, por që me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk parashihet sanksionim se a kanë të drejtë apo jo të bëjnë fushatë.

    “PZAP-i ka mandat te shqiptoj gjoba vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Fushata parazgjedhore nuk sanksionohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme – LZP”, është shprehur Desku për Front Online.

    Në zgjedhjet e mbajtura të 6 tetorit 2019 subjektet politike garuese në zgjedhje janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me rreth 360 mijë euro për shkelje të ndryshme brenda këtij procesi.

    Në zgjedhjet e kaluara ndër shkeljet më të shpeshta që kanë ndodhur kanë qenë, përdorimi i fëmijëve në fushatë, vendosja e posterëve në hapësira publike, vendosja e posterëve në objektet private, vendosja e tavolinave në vendet e ndryshme me posterë të ndryshëm. Pra, këto kanë qenë shkeljet më të shpeshta në zgjedhjet e kaluara./Front Online/

     

     

     

     

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.