×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama tregon pse nuk do të bëhet publike kontrata me Pfizer

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi se kontrata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksinat antiCovid është e mbrojtur nga sekreti tregtar dhe nuk do të bëhet publike.

    “Kontrata me Pfizerin është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike përtej dëshirës sime”, tha Rama.

    Rama tha se pati dëshirë që ta bëjë publike kontratën, por aty është vendosur klauzola e sekretit tregtar. Sipas kreut të qeverisë asnjë vend i BE-së nuk e ka bërë publike kontratën me Pfizer.

    “Ishte dëshira ime që ta bëj publike, s’ka asnjë gjë sa më takon për të fshehur, por kontratat janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty. Nëse gjeni një vend të BE-së apo cilido tjetër që do e bëjë publike ne do jemi të dytët që do e bëjmë”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë shqiptare tha se çmimi i vaksinës është fiks, por sekreti tregtar ka të bëjë me modalitete të ndryshme të kontratës si për shembull sasitë që do të shpërndahen, koha etj.

    “Ju mund të dyshoni për çfarë keni dëshirë është e drejta juaj, por dyshimet mund t’i lehtësoni duke parë praktikat e të gjithave dhe sekreti që mbulon kontrata e Pfizer nuk lidhet me çmimin, çmimi është fiks, por lidhet me modalitetet e çdo kontrate dhe sipas negociatave ka modalitete të ndryshme, për sasitë, kohën e kështu me radhë. Paratë që paguhen për Pfizer nuk janë sekret”, tha Rama.

    Ai shtoi ndër të tjera se nuk ka asnjë vend për dyshim. Kreu i qeverisë theksoi se ishte përgatitur për ta bërë publike në parlament kontratën, por u ndalua pikërisht prej sekretit tregtar.

    “U mbush me konsipracione ky vend dhe kjo botë me lloj-lloj marrëzish. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vendet dhe asnjë kontratë e Pfizer në asnjë vend nuk është publike. Unë këtë gjë nuk e dija. Thashë që do të shkojmë në parlament dhe do ta bëjmë publike dhe më thanë që nuk do e bësh publike se ruhet nga sekreti tatimor. Çfarë ka për dyshime këtu?”, tha Rama.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Lajme07 Maj 2024
    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Konferenca do...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.