×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj falënderon Francën: Janë krah i fortë i qytetarëve të Kosovës

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar donacionin e radhës nga Franca të cilin e dorëzoi ambasadorja franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel.

    Zemaj në një paraqitje për media pas pranimit të donacionit falënderoj Francën që janë çdoherë krah i fortë i Kosovës, njofton Klan Kosova.

    “Jemi bashkë me ambasadoren e Francës – një shteti mik i cili ka sjellë donacionin e radhës dhe ndihma të vazhdueshme në luftimin e pandemisë globale dhe si krah i fortë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tonë për të na lehtësuar përballjen me virusin COVID-19”.

    “Ky donacion i shumëpritur edhe në vlerë të konsiderueshme monetare të pajisjeve është tregues se qeveria franceze dhe populli francez në këto situata të vështira në të cilën po kalojmë me përballjen me pandeminë është shumë domethënës për ne dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”.

    Zemaj tutje tregoi se çfarë pajisje përmban donacioni teksa tregoji se këto pajisje do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor.

    “Ne emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë i falënderoj shumë dhe shpresoj që këto pajisje dhe mjete mbrojtëse si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska për oksigjen do ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësor në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID apo pacientëve të tjerë të cilët kanë nevojë për këso lloj trajtimi që nevojitet oksigjeni”.

    “Ditët edhe kaluara edhe këto ditë të vitit 2021 po marrim donacione të ndryshme që janë stimulim për ne dhe punën tonë të përbashkët dhe vazhdimin me betejën me koronavirusin deri në eliminimin e plotë të tij”, tha Zemaj.

     

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.