×
  • Lajme
  • Lajme

    A po respektohet ligji për barazi gjinore nga subjektet politike?

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore. Shoqëria civile thotë se aq më keq është kur ligji nuk respektohet nga ata që e miratuan vetë atë.

    Shoqëria civile ka vërejtje për të gjitha subjektet politike për sa i përket respektimit të kuotës gjinore. Publikimi i listave zgjedhore ka nxjerrë në pah se ligji për barazi gjinore i cili kërkon që të arrihet barazia gjinore 50/50 në të gjitha institucionet publike, nuk po përfillet. Arton Demhasaj, nga organizata jo-qeveritare “Çohu”, këtë e konsideron shkelje të ligjit.

    “Numri i caktuar i kandidatëve që janë tash kandidatë për deputetë, kanë qenë deputetë në legjislaturat e kaluara dhe vetë e kanë votuar Ligjin për barazi gjinore, ku thuhet se duhet të arrihet barazia gjinore në të gjitha institucionet publike 50/50. Vetë fakti se partitë politike nuk po i propozojnë 50 % të listave me gjininë femërore, mendoj se është shkelje e ligjit për barazi gjinore. Kjo nuk do të duhej të ndodhte, por po shihet se nuk ka vullnet politik për të zbatuar këtë”, tha ai për Radio Kosova.

    Fatkeqësisht shumica e partive politike vazhdojnë të qëndrojnë te pragu i cili i obligon ata që me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, të respektohet kuota prej 30 % të përfaqësimit të grave në listat zgjedhore.

    Mexhide Demolli, nga organizata jo-qeveritare “Fol”, thotë se ligjet duhet të harmonizohen.

    “Këto lista që ne i kemi parë, përveç Vetëvendosjes e cila ju dha hapësirë më të madhe grave edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  e cila e ka kaluar pak kuotën me 30.9 % , kurse dy partitë që konsiderohen të mëdha si PDK e LDK vazhdojnë të qëndrojnë te 30 % , gjë që nuk do të duhej të ndodhte, ligjet duhet të harmonizohen”, tha ajo.

    Subjektet politike ditë më parë publikuan listat zgjedhore.

    Përfaqësimi i femrave në këto lista është në kuadër të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, kurse Lëvizja Vetëvendosje radhitet si subjekti politik, i cili u dha më së shumti hapësirë femrave me mbi 35 %.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.