×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si sillen fëmijët e familjes mbretërore jashtë kamerave?

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Princi William dhe Kate Middleton janë prindër të tre fëmijëve, Princit George, 7 vjeç, Princeshës Charlotte, 5 vjeç dhe Princit Louis, 2. Sa herë familja mbretërore del në publik të gjithë i kanë sytë te më të vegjlit.

    Kush nuk është kurioz të dijë si sillen ata, sidomos kur janë jashtë vëmendjes së publikut?! Princesha Charlotte duket se është më çamarrokja, pasi shpesh është kapur “mat” duke u nxjerrë gjuhën kamerave apo duke “përzënë” fotografët. Megjithatë nuk qenka kështu!

    William foli për fëmijët e tij të vegjël në dokumentarin “Prince William: A Planet for Us”. Entertainment Tonight publikoi një pjesë nga dokumentari.

    Në klip, një vajzë e vogël në një shkollë në Liverpool e pyeti Williamin për fëmijët e tij.

    “A është Princesha Charlotte më trazovaçe se Princi George?” -tha ajo.

    “Jo, ata janë njësoj trazovaçë”, -u përgjigj William duke buzëqeshur.

    Edhe pse është më i vogli, Louis është më i qetë se Charlotte dhe George. Burime pranë familjes mbretërore kanë pranuar se Charlotte tashmë e di se ajo është princeshë, edhe pse është vetëm 5 vjeçe.

    “Charlotte e di që ajo është një princeshë dhe tashmë ka një kurorë lodër, të cilën ajo pëlqen ta mbajë”, tha një burim për Us Weekly. Burimi shtoi se “ndihet kaq e rritur” pasi ka mbushur 5 vjeçe.

    “Ajo pëlqen të zgjedhë veshjet e saj me ndihmën e Kate dhe nëse nuk i pëlqen një fustan që ka veshur, ajo e shpreh mendimin e saj. Charlotte nuk ndihet e frikësuar para turmave të njerëzve, ndryshe nga shumica e fëmijëve në moshën e saj.”

    Pavarësisht se William dhe Kate do të jenë në krye të fronit mbretëror në të ardhmen, ata dëshirojnë që fëmijët e tyre të ndihen si fëmijë normal ndërsa janë të vegjël dhe bëjnë çmos për t’i mbajtur me këmbë në tokë.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv Klan raporton se ajo ka marrë dëmtime serioze...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Izraeli ka mbyllur vendkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës pasi janë hedhur 10 raketa, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes izraelite. Të...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë...
    Vip05 Maj 2024
    Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në filmin e Titanikut dhe Lord of the Rings, ka vdekur në...
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Fundjava e ka gjetur sërish monedhën evropiane, Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë. Referuar tregut...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kenia tha të dielën se numri i të vdekurve nga shirat shkatërrues ishte rritur në 228 dhe paralajmëroi se nuk kishte asnjë...
    Vip05 Maj 2024
    Simon Hattenstone, shkrimtari dhe gazetari veteran i The Guardian e ka intervistuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja ka treguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.